Përvetësonin pensionet, arrestohen 7 punonjës të Postës Shqiptare

AKTUALITET


Shtatë punonjës të Postës Shqiptare kanë përfunduar në pranga të policisë.

Ata akuzohen se kanë përvetësuar pensionet e qytetarëve, të cilët jetojnë jashtë vendit si dhe pagesat e personave me aftësi të kufizuar.

Arrestimi i tyre është bërë pas denoncimit të qytetarëve.

Të arrestuarit punonin në Dibër, Shkodër dhe Tropojë, ndërsa nga veprimet e tyre i kanë shkaktuar një dëm ekonomik shtetit në vlerën e 33 milionë lekë.



Skip to toolbar