Kompania amerikane bio-teknologjike ‘Pfizer’ ka bërë të ditur se do të blejë kompaninë farmaceutike ‘Arena Pharmaceutical’ me bazë në Kaliforni për një vlerë prej 6.7 miliardë dollarësh.
‘Pfizer’ njoftoi se do të blejë të gjitha aksionet e mbetura të kompanisë ‘Arena Pharmaceutical’.
Sipas shifrave zyrtare, çmimi i aksioneve të kompanisë ‘Arena Pharmaceutical’ mëngjesin e sotëm u rrit për 48 për qind duke arritur në 91.98 dollarë për aksion në bursën ‘Nasdaq’. Në të njëjtën kohë, aksionet e kompanisë ‘Pfizer’ u rritën 3,5 për qind.
Ndërkohë që bordet e drejtorëve të të dy kompanive kanë miratuar njëzëri transaksionin, në njoftim thuhet se transaksioni do t’i nënshtrohet edhe miratimeve rregullatore dhe miratimeve nga aksionerët e kompanisë ‘Arena Pharmaceutical’.
Sipas njoftimit, ‘Arena Pharmaceutical’ është një kompani e fazës klinike që zhvillon terapi potenciale novatore për trajtimin e disa sëmundjeve imuno-inflamatore.