Pfizer kërkon autorizimin për aplikimin e vaksinës te fëmijët e moshave 5-11 vjeç

CORONAVIRUS


Kompania farmaceutike Pfizer, ka kërkuar nga Organi Mbikëqyrës së Produkteve Farmaceutike në SHBA, FDA, autorizimin e vaksinës anti-COVID për grupmoshat nga 5 deri në 11 vjeç.

Lajmi është konfirmuar nga kompania nëpërmjet një postimi në “Twitter”. 26 tetori, është parashikuar si data kur një grup ekspertësh të pavarur do të diskutojnë rreth aplikimit të dozave te kjo shtresë e popullsisë. Kujtojmë që fëmijët janë konsideruar si një grupmoshë jo e rriskuar nga virusi, por infektimi i tyre kthehet në një rrezik potencial te më të moshuarit.

Varianti Delta, i konsideruar dhe si me shkallën më të lartë të infektuershmërisë është bërë një kërcënim i shtuar për fëmijët. Megjithatë, autoritetet në të gjithë botën, janë duke respektuar masa rigoroze në shkolla dhe në ambientet e mbyllura, për të mbajtur sa më larg të miturit nga një infektim i mundshëm.



Skip to toolbar