Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Paxos të Greqisë. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Andrea Kalemi.
Kalemi kishte shkuar në Greqi për pushime. Siç shkruajnë mediat greke, 51-vjeçari është plagosur në portin e Lakka-s. Dyshimet e para janë për larje hesapesh.
Autor i dyshuar i ngjarjes është një bashkatdhetar, i identifikuar nga autoritetet. Ky i fundit ka shkuar atje nga një ishull i Italisë. Protothema shkruan se shqiptari u plagos pas një sherri që pati fillimisht mes dy personave.
Në momentin e krimit nuk ka pasur dëshmitarë, por disa persona thanë se dëgjuan një të shtënë dhe kur dolën jashtë panë një person të shtrirë në tokë. Pas kësaj 51-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.about:blank
Policia po vijon hetimet për këtë ngjarje, ndërsa është shpallur në kërkim autori.
Dyshohet se plagosja e Kalemit ka lidhje me vrasjen e Edmond Papës.