Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e Sildi Velajt mbrëmjen e djeshme në Orikum.
Policia bën me dije se kanë marrë pjesë dy persona, njëri prej tyre autori i ngjarjes, ndërsa personi i dytë mendohet se ka qenë drejtuesi i mjetit i cili ka ndihmuar Qerim Bellon të largohet nga vendi i ngjarjes.
Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur plotësisht dhe po punohet për arrestimin e autorëve. 10 plumba me pistolete u qëlluan në drejtim të 29-vjeçarit ndërkohë që 3 plumba e kishin prekur Sildi Velajn, i cili u transportuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë për mjekim më të specializuar.