Plagosja në Korçë – “Mos për ndiq më”, si agravoi sherri në rrugë mes ish-çiftit

AKTUALITET


Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Korçë. Autori Ilia Cani, i arrestuar tashmë nga policia, ka plagosur me thikë ish partneren e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë dëmtime në mjekër.

Cani mësohet se ka qenë duke kaluar në rrugë, kur ish partnerja e tij Manderina Çela e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të mos vazhdojë ta ndjekë më.

Por në atë moment, konflikti mes tyre ka agravuar dhe 41-vjeçari ka nxjerrë thikën duke e plagosur ish-partneren. 

Autori raportohet se është arrestuar dhe më parë për përndjekjen e ish-partneres së tij.

Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Skip to toolbar