Plarent Ndreca del nga SPAK/ Deputeti, i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

AKTUALITET


Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ka dalë nga SPAK, pas rreth 4 orësh.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se Ndreca është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet si person ndaj të cilit po zhvillohen hetime.

Më herët, SPAK i ka komunikuar Ndrecajt akuzën për shkelje të barazisë në tendera, me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohen kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë./abcnews.al



Skip to toolbar