Qëndrimi i pavendosur i Bashës në lidhje me aksionin opozitar dhe deklaratat e tij se PD do të vij me një “platformë kombëtare” për të nxjerr vendin nga kriza, në një kohë që ishte ai vet që e futi vendin në krizë dhe i la demokratët e pa përfaqësuar, ka bindur deputeten Rudina Hajdarin se ai duhet të jap përfundimisht dorëheqjen.
Përmes në statusi në Facebook, Hajdari ka deklaruar se marrëveshja e radhës Rama-Basha në lidhje me “paktin kombëtar” të propozuar nga ky i fundit, jo vetëm që nuk e shpëton dot më opozitën joparlamentare por do të jetë edhe firma e dorëheqjes së Bashës. Sipas Hajdarit, demokratët nuk do të lejojnë më forcimin e pozitave të Ramës përmes një marrëveshje tjetër, për shkak të paaftësisë së Bashës për të çuar demokratët në fitore. Ajo thekson rëndësinë e ndryshimit të sistemi, në mënyrë që asnjë nga krerët e partive politike të mos krijojnë më marrëveshje në interesa personale.
“Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare. Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm.”- shkruan Hajdari, e cila është një nga zërat më të fortë që kërkon ndryshimin e sistemit dhe Reformës Zgjedhore.
Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari është shprehur disa herë se i trembet një marrëveshje Rama-Basha që mund të bëhet mbi interesat e qytetarëve dhe për të shmangur këtë duhet një reformë e thellë zgjedhore.