Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë – Lushnje ne fshatin Dushk.
Një mjet transporti mallrash tip fugon me targa AB 540 CB ka goditur një person te seksit femër rreth të 60-ve ende e paidentifikuar.
Viktima ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit është përplasur nga furgoni. Shkak edhe errësira.
Drejtuesi i fugonit është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Lushnjë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Dushk, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi O. Gj., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore (dyshohet endacake), e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.