Po krasiste pemët, humb jetën punonjësi i bashkisë në Peqin

AKTUALITET


Një punonjës i gjelbërimit në Bashkinë e Peqinit ka humbur jetën aksidentalisht mëngjesin e së hënës në lagjen “Xhami”.

F. Rr., 58 vjeç ishte duke krasitur pemët, kur aksidentalisht ka humbur kontrollin dhe ra nga një lartësi e konsiderueshme.

Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar