Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës, ku një shkëmb masiv është shkëputur duke zënë poshtë një 52-vjeçare, e cila ka humbur jetën. Burime zyrtare të policisë thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja.
Sipas të dhënave paraprake, 52-vjeçarja në ato momente ka qenë duke kullotur bagëtitë, kur masivi shkëmbor është shkëputur dhe e ka zënë poshtë. Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat policore dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë larguar masivin shkëmbor, por pa mundur t’i shpëtojnë jetën 52-vjeçares.