“Po luftojmë për një qëllim të madh”, Kryetari i Ligës së profesionistëve: Nuk është fundi i botës po zgjati bojkoti 4-5 javë

Më të fundit


Kryetari i Ligës, Edvin Libohova, komentoi sërish sot situatën e bojkotit të futbollit. Në konferencën për shtyp me gazetarët, krah presidenti i FSHF-së Armand Duka, Libohova, tha se kemi humbur 4 vjet me kërkesat e kuadrit ligjor dhe nëse zgjat 4-5 javë nuk është fundi i botës.

 “Ndodhi pandemia dhe futbolli u mbyll. Kemi humbur 4 vjet me kërkesat e kuadrit ligjor. Edhe nëse zgjat 4-5 javë nuk është fundi i botës, po luftojmë për një kauzë dhe një qëllim të madh. Nuk mund të parashikoj hapat e mëtejshme. Presidentët e Ligës do të marrin vendimin e duhur, i cili mendoj se do të respektohet”, u shpreh ai.



Skip to toolbar