Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç deklaroi për mediat në Beograd se dëshira e Kryeministt të Kosovës Albin Kurti është që të fusë Serbinë në një konflikt me NATO-n.
Vuçiç deklaroi se ka folur në Telefon me Presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan dhe se i përket vendimit të Ankarasë për ti dhënë drone Bajraktar Kosovës. Presidenti Serb deklaroi se ka shprehur shqetësimin e tij mbi ktë gjë dhe tha se kjo lëvizje është në kundërshtim me të drejtën publike ndërkombëtare dhe rezoluten 12 44 te Kombeve te Bashkuara.
“Veprimi i Turqisë bie ndesh me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. Populli i NATO-s e di këtë gjë, Stoltenberg e di këtë gjë dhe të gjithë të tjerët e dinë. Kam biseduar me Presidentin Turk, ai më tha që së shpejti do të jetë në Serbi dhe do të kemi mundësi që të diskutojmë më tepër.”
Presidenti I Serbisë komentoi sërish vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur non-grata Aleksandar Vulin, Drejtorin e Agjensisë për Siguri dhe Informacion në Serbi. Vuçiç deklaroi se kjo lëvizje e Uashingtonit është një lloj mesazhi për atë vetë.
“A është ky një mesazh për mua? Sigurisht që është! Nuk kam asnjë llojë dyshimi, por çfarë duhet të bëj unë? A duhet të gjunjëzohem në mënyrë që të qëndroj në pushtet edhe për tre apo katër muaj më gjatë?”
Aleksandër Vucic deklaroi se Serbia nuk qeveriset nga Amerikanet pavaresisht respektit qe vendi ka per Uashingtoni. Presidenti Serb deklaroi se Beogradi Zyrtar e sheh ameriken si një superfuqi ashtu sic sheh edhe Kinen, Rusine dhe Europën.