Drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë ka mbetur i dëmtuar rëndë teksa ka qenë duke ndërruar gomën. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fier Patos.
Mësohet se i plagosur ka mbetur Ismail Cjapi, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit rajonal të Fierit, ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën.