Po punonte për riparimin e linjës së tensionit të mesëm/ Divjakë, humb jetën elektricisti 32-vjeçar

AKTUALITET


Divjakë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në fshatin Mërtish, shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç, me detyrë elektricist, gjatë riparimit të linjës së tensionit të mesëm, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar