Po rrihte të birin, policia i gjen arsenal armësh

AKTUALITET


Një 66-vjeçar nga Drenova e Korçës është arrestuar nga policia, pasi në shtëpi i kanë gjetur armë, pajisje shpërthyese dhe municione. Policia e ka zbuluar rastësisht arsenalin, pasi në shtëpinë e 66-vjeçarit kishte shkuar pas denoncimit se po dhunonte të birin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Drenovë kishte konflikt në familje, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e konfliktit, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P. Th.,66 vjeç, i cili po konfliktohej me djalin e tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese. Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.



Skip to toolbar