Po saldonte portën e një banese, por ra nga lartësia, humb jetën 68-vjeçari në Divjakë

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Sopës, Divjakë, ku një 68-vjeçar gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të një shtetasi, ka rënë nga lartësia e portës.

68-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar