“Po të kisha nxjerrë të vërtetën, një grup përfundonte në burg”, Marsida, sërish në prokurori

AKTUALITET


Marsida Qatja nga Kavaja është thirrur në Prokurori për të dëshmuar në lidhje me deklaratat kontradiktore të bëra kohët e fundit në media ku ndër të tjera ka thënë se po të tregonte të vërtetën për ngjarjen, një grup do të kishte përfunduar në burg. Marsida gjithashtu ka deklaruar në media se ka marrë 20 milionë lekë nga njerëzit që ajo ka mbrojtur duke mos treguar të vërtetën për trafikun e drogës.

Pikërisht për këto deklarata 30 vjeçarja është thirrur sërish të dëshmojë në prokurori. Marsida Qatja është nën hetim nga Prokuroria e Kavajës, lidhur me akuzën e përshtatjes së ambienteve për përdorim të drogës, pas ngjarjes së ndodhur në banese, ku polici i burgjeve Bledar Toçi vrau me armen e shërbimit, Dritan Haxhollin, një ngjarje që fillimisht u trajtua si krim pasioni. Por nga deklaratat e fundit në media të Marsida Qatjas del se krimi është më i thellë dhe ka lidhje me trafikun e drogës.

Edhe pse disa ditë më herët Marsida Qatjas iu kërkua nga Prokuroria që të mos japë me deklarata ne media, ajo nuk ka qëndruar e heshtur.

Më herët në një intervistë ajo tha se ka marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra si shpërblim për të mbyllur gojën për trafikun e drogës.

30-vjeçarja Qatja, nënë e tre fëmijëve nga dy martesat e saj, u rimor disa herë në pyetje për të zbardhur shkaqet e vrasjes, por dëshmitë e saj kanë qenë të dyshimta dhe kontradiktore.

Gjithashtu, Prokuroria ka sekuestruar edhe pasaportën e Qatjas, pasi kishte informacion se do të dilte jashtë vendit, ndërkohë që çështja vazhdon të jetë nën hetim.



Skip to toolbar