Policët e lënduar lënë spitalin/ 6 efektivë mbetën të plagosur nga dhuna në protestën e PD

AKTUALITET


Gjashtë efektivët të cilët pësuan lëndime në protestën e dhunshme të PD kanë lënë spitalin.

Efektivët morën mjekim te Spitali Ushtarak dhe ai i QSUT.

Policia ka arrestuar 15 persona të cilët hodhën molotovë dhe goditën efektivët gjatë protestës. 9 persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Gjithashtu, procedimi penal nisi edhe për deputetin demokrat, Klevis Balliu  për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”.

Nga hedhjet e molotovëve janë shkaktuar dëmtime në godinat qeveritare, janë djegur disa kosha mbeturinash, si dhe është djegur 1 automjet policie.



Skip to toolbar