Një oficer policie ka qëlluar mbi veten e tij pasi më herët kishte vrarë gruan dhe dy vajzat adoleshente. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten në mbrëmje në Orta Nova në zonën e Foggiano në Itali.
Oficeri i burgut, 53-vjeçari, Ciro Curcelli, bëri vetëvrasje pasi vrau me armë bashkëshorten dhe dy vajzat e moshës 12 dhe 18 vjeç. E gjithë masakra ndodhi në apartamentin e tyre rreth orës dy të natës. Fillimisht burri qëlloi gruan e tij Teresa, 54 vjeç, pastaj dy vajzat e tij (Valentina dhe Miriana) dhe më në fund bëri vetëvrasje me të njëjtën armë.
Viktimat ishin në shtrat kur burri qëlloi duke i vrarë ato. Para se të merrte jetën e tij me një armë zjarri në kokë, Curcelli i telefonoi karabinierët duke i njoftuar se kishte vrarë familjen dhe kishte paralajmëruar vetëvrasje. “Kam vrarë gruan time, kam vrarë vajzat e mia. Tani unë do vras veten. Po e lë derën hapur”, i tha ai policisë.
Policia gjatë kontrollit në banesë, nuk gjetën as një mesazh që mund t’i bënte ata të kuptonin arsyet e masakrës. Polici i burgut përdori pistoletën e tij, me kalibër 9 për të vrarë familjarët.
I fejuari i vajzës së madhe tha për mediat se ata ishin njerëz të mirë dhe pa probleme dhe se ai kurrë nuk mund ta mendonte këtë fund: “Ajo kurrë nuk më tregoi për problemet në familje. Unë e dija se ishin njerëz të mirë, të qetë pa probleme. Ajo kurrë nuk më tha për asgjë ose probleme familjare”. Kështu shprehet Marco, i dashuri 18-vjeçar i Valentinës, më e madhja e dy vajzave të Ciro Curcelli. “Ne ishim të fejuar për një vit dhe shtatë muaj – thotë ai – Kur Valentina kishte probleme, unë isha në anën e saj për t’u përballur me ta dhe ajo mbeti gjithmonë me një buzëqeshje”. Marco shton se nuk i njihte prindërit e Valentinës, por, ai thotë se “Unë e di se ata nuk kishin probleme familjare”.
Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik në Itali./realstory.al
