Policia e Ushtria në rrugë, Rama: Të ardhurit nga Italia të vetëkarantinohen, ndryshe 5000 Euro gjobë

AKTUALITET


Qeveria merr masën drastike. Kush ka ardhur nga Italia duhet të vetëkarantinohet në mënyrë të detyruar. Nëse policia e kap në rrugë do të gjobitet me 5 mijë euro.

Në një komunikim publik live nga rrjeti social Facebook, të cilin e nisi dhe e mbylli duke larë duart, kryeministri Edi Rama tha se nëse kapet me shkelje një qytetar, jo vetëm do të gjobitet me 5 mijë euro gjobë, por edhe pas kalimit të situatës me koronavirusin do t’i ndalohet udhëtimi jashtë Shqipërisë, nëse nuk e ka shlyer gjobën.

“Nuk po vjen fundi i botës, por vetëm të vetërrethohemi për disa javë me muret e izolimit nga kontaktet e përditshmërisë sonë. Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo Greqia, ose zona të tjera të prekura të vetëizolohen në shtëpimë e tyre.

Nga sot do dalë në rrugë një formacion i perbashket i policise së shtetit e asaj ushtarake që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do ndalojnë e verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit që ndalohen të dalin nga shtëpia për 14 ditë.

Nga nesër kush prej tyre do kapet do dënohet me 5 mijë euro gjobë. E do ndalohet të largohet nesër në Itali nëse s’do ketë paguar gjobën”, theksoi kryeminsitri.

Rama i bën apel qytetarëve të hapin dritaret dhe të moshuarit apo të sëmurit kronikë t’i vendosin në dhoma më vete.

Ai shton se koronavirusi është një sëmundje që nëse nuk merret seriozisht mund të kthehet në një humnerë ku bie apo një zjarr ku mund të digjesh pasi nuk bën shaka edhe pse është një grimcë e vogël por që mund të të marrë edhe jetën.

Më ka përlqyer gjithmonë një shprehje e një miku të paharruar nuk e krijon rreziku frikën, por frika rrezikun. Rrezikun e kam parë gjithmonë si produkt të frikës. Me koronën e mësova me pahir që kur u shfaq në Kinë, njësoj si me humnerën, copëtohesh po u hodhe dhe me zjarrin digjesh po u hodhe trimërisht.
Jemi mësuar ta quajmë kujdes. Ndërsa kujdesin nga korona priremi të quajmë rrezik nga një frikë. Shumë nga ne e merr lehtë dhe luan me zjarrin dhe rrezikon të bjerë në humnerë apo të hedhë në humnerë të afërmit. Na duket budallallëk që një gjallesë e padukshme, përballë të cilës një mushkonjë duket sikur të ishin 10 himalaje të vendosur njëra mbi tjetrën mund të na ndalojë të shkojmë në kafe, internet, palestër, të puthemi, të mblidhemi apo të shkojmë në ceremoni mortore.

Si mundeni ne që t’i trembemi një grimce dhe të harrojmë kreshnikët, malet prej të cilëve rrjedhim që i bëjmë.

Korona nuk bën shaka. Ja prish gjumin 80% të atyre që iu ngjitet por ata që i kap gafil 20% i cimbis ngado, i merr frymën, i ha fytin dhe i përdor për të kapërcyer në një të afërm, gjyshërit, shtatzënë derisa arrin ta marrë në botën tjetër. Korona zmbrapset vetëm me solidaritet dhe disiplinë.
Duhet të rrinë në shtëpi, mbani dritaret hapur, shyqyr edhe koha e lejon. T’i mbajnë në një dhomë tjetër të moshuarit apo të mësuarit kronikë.
Të shohin sa më pak lajme dhe sidomos ato debatet që janë vatrat e infodemisë. Ndiqni informacionet zsyrtare dhe ndiqni këshillat. Sa më të disiplunuar dhe sa më shumë të shtrëngohemi në këto masa, nuk po vjen fundi i botës, dhe as jemi thirrur të çajmë rrethimin me armë por të izolohemi nga kontaktet e përditshmërisë”, tha Rama.



Skip to toolbar