Policia kap “skifterin” me 195 km në orë, 4 në pranga

AKTUALITET


Policia rrugore ka arrestuar 4 persona dhe ka pezulluar 23 leje qarkullim, ndërsa vijon patrullimin në rrugët kryesore në vend ku vazhdon e njëjta problematikë, e lëvizjes së automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara. Në videon e shpërndarë nga policia e shtetit shihen rastet konkrete të drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë me shpejtësi 195 km për orë duke rrezikuar jetën e vet por edhe të udhëtarëve të tjerë.

Policia njofton se të gjithë aksionin e ka shtrirë në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane në Tiranë dhe kontrollet kryhen me radar dhe drager ndërsa shumë automjete e trajtojnë rrugën si piste duke rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente.

“Shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh e trajtojnë rrugën si pistë avioni, ndërsa mjetin si avion, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut, për t’u përfshire ne aksidente rrugore, të cilat për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jenë edhe udhëtimi i fundit për ta”, njofton policia.

Gjatë këtyre kontrolleve dhe patrullimeve policia ka arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Janë pezulluar 23 leje drejtimi, nga të cilat 15 për shpejtesi mbi normat e lejuara dhe 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

Gjate patrullimeve dhe veprimeve policore të kombinuara janë kontrolluar fizikisht për sende të paligjshme 24 automjete të ndryshme dhe 34 persona.

VID_20191019_WA0001

TiraneVijon aksioni i Policise Rrugore i shtrire ne te gjitha rruget urbane dhe interurbane te kryeqytetit, ku nga kontrollet policore, me radar dhe me drager rezulton se shume drejtues mjetesh dhe motomjetesh e trajtojne rrugen si piste 🛫 ndersa mjetin si 🚀, duke u ekspozuar ndjeshem ndaj rrezikut 🚑, per tu perfshire ne aksidente rrugore, te cilat per shkak te shpejtesise, nivelit te alkoolit ne frymemarrje dhe menyres agresive ne drejtim, mund te jene edhe udhetimi i fundit per ta.#FundjavePerTeFestuar#StopAlkoolitNeTimon#👮🏻‍♀📸

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 18. Oktober 2019


Skip to toolbar