Policia ka ndërmarrë një aksion blic në qytetin e Vlorës gjatë natës për të kapur personat e skeduar dhe që janë në kërkim prej kohësh nga efektivët e policisë.
Në qytetin bregdetar janë shtuar masat dhe kontrollet e imtësishme në kuadër të planit të hartuar nga Policia e Shtetit për rritjen e kontrolleve gjatë festave të fundvitit me qëllim kapjen e personave që i fshihen policisë.
Të gjitha strukturat e policisë janë në gatishmëri dhe në shërbim të përforcuar.
Objekt i kontrolleve në Vlorë kanë qenë kryesisht makinat luksoze ose makina të dyshuara që mund të mbajnë sende të paligjshme apo për individë të skeduar që janë kthyer për festat.