Policia malazeze bastis banesën dhe pronat e vëllait të ish presidentit Milo Gjukanoviç

AKTUALITET


Policia malazeze me urdhër të Prokurorisë së Podgoricës kreu të premten kontrolle në pronat dhe shtëpinë e Aleksandër Gjukanoviçit , vëllai i ish kryeministrit dhe ish presidentit Milo Gjukanoviç.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat kanë publikuar foto dhe video nga operacioni në Podgoricë. Shtëpia e biznesmenit që njihet me nofkën Aco, në rrugën “Vuka Karaxhiç” u mbyll për qarkullimin e makinave, ndërsa forca të shumta policie u panë rreth godinës.

Në të njëjtin pallat ndodhet edhe një degë e Prva Banka, bankë në pronësi të tij.

Në shtator të vitit 2023, Qendra për Gazetari Hulumtuese e Malit të Zi raportonte se biznesmeni ishte zhvendosur në Luksemburg menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020 dhe kishte nisur projekte të reja atje. Pasuria e tij është përllogaritur në qindra milionë euro.

Para vitit 1999, Aco merrej me koncerte por deri dy vite më parë besohej se pasuria e tij tejkalonte 167 milionë dollarë.



Skip to toolbar