Policia ndalon “fluturuesit” në Teg, pezullohen 9 patenta

AKTUALITET


9 patenta janë bllokuar brenda pak orëve për tejkalim shpejtësie në aksin rrugor Sauk-Teg. Edhe pse kontrollet dhe apelimet e policisë janë shtuar ndjeshëm në mënyrë që të shmangen aksidentet, ka ende shumë shoferë që vijojnë të “fluturojnë” në rrugë. Radari ka zbuluar shoferë që lëviznin me shpejtësi nga 147 km/orë deri në 162 km/orë.

“Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk-Teg dhe në rrugën Tiranë -Durrës. Kujdes, rruga monitorohet me Radar. Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri tani 9 patenta të pezulluara për shpejtësi nga 147 km/h deri në 162 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksi rrugor Sauk- Teg vijon të jetë problematik për shpejtësinë, ku shpesh janë shënuar edhe aksidente tragjike.  

https://www.facebook.com/policiarrugorezyrtare/videos/434713827207493/


Skip to toolbar