Policia “në këmbë” gjatë natës, për 5 orë pezullon 17 patenta

AKTUALITET


Shmangia e aksidenteve dhe rritja e sigurisë në rrugë ka shtuar ndjeshëm praninë e patrullave të policisë dhe radarët e tyre, jo vetëm në akset kryesore, por edhe brenda qyteteve, për “t’u vënë fre” atyre shoferëve, të cilët e kanë të vështirë të heqin këmbën nga gazi.

Për 5 orë monitorim me radar në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, u pezulluan 17 leje drejtimi për shpejtësi tepër të lartë që varionte nga 138 deri në 170 km/h. Policia Rrugore gjatë monitorimit të akseve rrugore Sauk-Teg dhe Durrës – Tiranë, ka pezulluar 17 patenta duke paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë për të ndëshkuar të gjithë ata shoferë që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Mos shpejto të arrish aksidentin, shpejtësia si aeroplan vret jetën. Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

VID_20200112_WA0012

Monitorim i rrugëve me Radar e Drager në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë.Sauk-Teg dhe Durrës – Tiranë 🛣🚀✈🏠???🚑Për 5 orë monitorim me Radar, u pezulluan 17 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionte nga 138 deri në 170 km/h.Kontrollet po vijojnë në këto momente edhe me alkool/testues drager për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkooli apo në gjendje të dehur duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.Mos shpejto të arrish aksidentin, shpejtësia ✈ vret jetën🚑.Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë🚔🚓✍😇 #zbatorregullatudhetoisigurt

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 11. Januar 2020


Skip to toolbar