Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe me Prokurorinë e Posaçme kanë zhvilluar një operacion “blic” në Elbasan, kundër një rrjeti kriminal.
Aksioni sipas burimeve të ‘ABC News’ po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY ECC. Dyshohet si të përfshirë në trafik drogë dhe ngjarje kriminale.
Operacioni ka nisur që nga mbrëmja e djeshme ku mësohet se janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa. Ndërkohë operacioni është ende në zhvillim e sipër.