Përgjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore, duke përdorur mjete dhe punonjës civilë e të uniformuar, ka konstatuar në të gjithë vendin qindra shkelje nga më të lehtat e deri tek ato që janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës, për të cilat ka vendosur 432 masa administrative vetëm për parakalime të gabuara në të gjitha akset rrugore të vendit.
Policia Rrugore deklaroi do të përdorë të gjitha format, mënyrat e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Policia Rrugore, nisur dhe nga aksidentet e fundit, këshillon të gjithë përdoruesit e mjeteve dhe motomjeteve, çiklistët dhe këmbësorët, të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të Kodit Rrugor, sepse vetëm duke bashkëpunuar ne mund të parandalojmë aksidentet rrugore dhe të garantojmë të gjithë bashkë një mjedis të sigurtë.