“Politika monetare nuk ndryshon”, guvernatori Sejko: Inflacioni në rënie, projeksionet mbeten positive

AKTUALITET


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare.

Në një konferencë për mediat, Sejko u shpreh se ekonomia ka pasur trajektore rritëse, ndërsa inflacioni shënoi rënie të mëtejshme në tremujorin e katërt.

“Vëllimi i aktivitetit ekonomik vijon të qëndrojë në një trajektore rritëse, ndërsa inflacioni shënoi rënie të mëtejshme në tremujorin e katërt. Normalizimi i qëndrimit të politikës monetare ka pasur një kontribut pozitiv në këtë tablo, nëpërmjet zbutjes së presioneve të brendshme inflacioniste dhe nxitjes së funksionimit normal të tregjeve të parasë.

Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. Prodhimi, punësimi dhe pagat do të vijojnë të rriten në horizontin afatmesëm, ndërsa inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektiv gjatë vitit. Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se ecuria e kushteve monetare do të mundësojë kthimin e inflacionit në objektiv brenda një horizonti kohor prej disa tremujorësh. Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare”, theksoi ai ndër të tjera.



Skip to toolbar