Pesë persona humbën jetën këtë të hënë nga rënia e pemëve në Poloninë jugore, e cila u përfshi nga erëra të forta deri në 155 km në orë në malet Tatra.
Në qytetin Rabka-Zdroi, dy të rritur dhe një fëmijë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypur nga një pemë e shkulur nga erërat e forta. Në resortin popullor të Zakopane, një grua 23-vjeçare dhe një djalë 9-vjeçar humbën jetën në një ngjarje të ngjashme.
Zjarrfikësit ndërhynë në mëngjes në 140 vende për të hequr pemët që kishin rënë në rrugë ose kishin dëmtuar çatitë e shtëpive, sipas raporteve të mediave polake. Erërat e forta këtë të hënë pasuan tre ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta.
Të shtunën, merkuri theu një rekord për sezonin, duke u ngjitur në 26.4 gradë Celsius në qytetin e Tarnów, thekson Agjencia Polake e Lajmeve (PAP)./abcnews.al