Polumbarët nxjerrin nënë e bijë, 35-vjeçarja la tre jetimë

AKTUALITET


Polumbarët kanë nxjerrë trupat e pajetë të nënës dhe vajzës së saj, të cilat humbën jetën tragjikisht në rezervuarin e Alarupit në Pogradec.  Vajza e mitur mësohet se ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nëna më pas ka hyrë në ujë për ta shpëtuar, por përpjekja  e saj rezultoi fatale.

Trupat e pajetë pritet t’i nënshtrohen  tashmë ekspertizës mjekoligjore, ndërsa ekspertët do të përcaktojnë edhe  shkaqet e vërteta të ngjarjes tragjike.

“BalkanWeb” mëson se gruaja Liri Mazelli , e cila humbi jetën në rezervuar së bashku me të bijën ishte nëna e katër fëmijëve. Kjo ngjarje ka tronditur familjarët, por edhe banorët e fshatit nga ishin dy shtetaset e mbytura.



Skip to toolbar