“Porta mund të mbyllet nëse…”, Rama: BE, mekanizëm i “ftohtë” që shikon punën dhe rezultatet

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, foli sërish për integrimin në Bashkimin Europian, duke theksuar se BE “është mekanizëm i “ftohtë” që shikon punën dhe rezultatet”.

“Futja në BE është proces që sot është shumë konkret dhe për herë të parë qysh se ne kemi dalë nga errësira e komunizmit, ka një përputhshmëri të plotë midis dëshirës tonë për të hyrë në BE dhe të tyres për të na marrë. Në procesin e integrimit të vendeve ish-komuniste në BE ka pasur momente që dera është hapur dhe është mbyllur për arsye të politikës së brendshme të BE. Nga ana tjetër, jemi në një moment ku dera është hapur për ne dhe Malin e Zi. Ç’do të thotë dera është e hapur për ne? Kemi në tryezë një kalendar pune, që ka një afat, fundin e vitit 2027 për të përmbyllur negociatat”, tha Rama.

“BE nuk bën as lojëra dhe as komente në Facebook, nuk merr pjesë në votim e në Shqipëri nuk ka fanelë partiake, por ka një mekanizëm të tërë për të monitoruar ecurinë e punëve në një vend që pretendon të bëhet pjesë e saj. Dhe nuk do të dijë fare as për përkatësira politike, është mekanizëm i ftohtë që shikon vetëm punën dhe rezultatet. Nëse thotë të kundërtën e këtyre që thua ti, do të thotë që në të vërtetë Shqipëria po bën hapa shumë të mëdhenj në transformimin e të gjithë organizmit të vet shtetëror dhe po bëhet shtet i gatshëm për t’u bërë anëtar i BE. Ky është fakt që s’e luan as topi. Pse duhet vota më 11 Maj? Sepse këto negociata janë një proces ku nuk ka asnjë ditë, jo më muaj apo vit për të humbur. Nëse humbasim edhe një ditë, gjërat shtyhen dhe porta mund të mbyllet”, shtoi Rama



Skip to toolbar