Ish-prefekti Plator Nesturi tha se interesimi i shtuar për tenderin e Porto Romanos lidhej kryesisht me dokumentacionin e mëparshëm dhe jo me aspektet aktuale të operimit.
Ai kërkoi më shumë transparencë nga qeveria për opinionin publik, duke e konsideruar projektin si një pikë të rëndësishme për Korridorin 8 dhe pikat strategjike të vendit.
“ Ka pasur një interesim të shtuar për tenderin e Porto Romanos, por deri këtu. Me sa duket, nuk kishte të bënte me çështjen e aspekteve sesi po operohej, por lidhur me dokumenta që duhet të ishin më përpara. Dokumentacioni i marrë nga SPAK nuk u lidh me fatin aktual të tenderimit, sa me një proces më të vjetër në kohë dhe kushtet ku do të përgatitej një projekt kaq i madh. Fakti që nuk mund të ketë një lloj procedimi për diçka që nuk është kryer është i saktë. Për aspektin e dhënies së koncensionit është një element që unë jam i paqartë.
Ne jemi të paqartë si opinion publik, edhe qeveria, pavarësisht fakteve që i tha sot ministrisë se ka interesa të tjera që i pengojnë, duhet të ketë më shumë transparencë, që të mos e përdoret politikisht.
Duhet më shumë transparencë për opinionin publik që të ketë qartësi se çfarë po bëhet. Do të jetë një pikë e rëndësishme për Korridorin 8, por edhe pikat strategjike të vendit tonë.”
