Pr/ligji për komunizmin, Gjoni përplaset me Brahon

AKTUALITET


Ralf Gjoni ka sulmuar në Kuvend Spartak Brahon për projektligjin e ri që sipas deputeti po rishkruhet historia e Shqipërisë.

Gjoni thotë se nuk ia merrte mendja që në 2020 Spartak Braho do e bentë këtë gjë pasi ka kaluar nga çanta e zezë e komunizmit, tek çanta e bardhë e zbardhuesit të historisë.

Për Gjonin Shqipëria nuk është pronë e pleqve komunistë dhe ka kërkuar që mazhoranca të tërhiqet nga projekligjit.
Nga ana tjetër Braho i është përgjigjur Gjonit duke i thënë se atë e ka peshuar populli, kurse Gjoni ka ardhur në Kuvend nga vrima e miut.

RALF GJONI: Të nderuar kolegë, epo që në 2020 Tak Braho të shkruante historinë e Shqipërisë, s’kishte për të ma marrë mendja. I paparë je baba tAK. Sot Spartak Braho shkruan historinë e Shqipërisë. Nga çanta e zezë në të bardhë. Je kthyer në zbardhues, zbardhës. E turpshme, çfarë po bëni? Historia nuk ndryshohet nga një grup deputetësh. është nën kryesimin tuaj, që pranoni të shqyrtoni një propozim për të ndryshuar historinë.

Në nenin 1 të këtij ligji, thuhet periudha e komunizmit është nga 29 nëntori 1944- dhjetor 1990. Si mundet që një grup deputetësh të vendosë si duhet interpretuar historia e Shqipërisë.
Nëse nesër Rama ka një interes nesër nga Greqia, i bie që me disa deputetë të ndryshojë historinë dhe të fshijë gjenocidin grek ndaj çamëve. Historia në vende normale, s’po flas për serioze, ndërrohet nëpërmjet komisioneve ndërinstitucionale nëpërmjet kërkimit shkencor. Minimumi të konsultoheshim me akademikë e historinë, me trupa zyrtare të verifikimit.

Që të determinosh cila është periudha e komunizmit dhe krimeve duhen vite punë, debate të mëdha, partnerët tanë europianë, konsensus mbarëkombëtar.

Kur ju propozuam lustracionin, ju e hodhët poshtë. Ishte për të ardhmen. Do linim jashtë ata që kanë bashkëpunuar me komunizmin, kanë spiunuar dhe të tjerë janë dergjur nëpër burgje. Shqipëria nuk është pronë e pleqve komunistë.

SPARTAK BRAHO: Ke hyrë nga vrima si deputet. Kam që në 97, 23- 24 vite, më ka peshuar populli.



Skip to toolbar