Pranga 14 shqiptarëve, tentuan Anglinë me varkë

AKTUALITET


Policia britanike ka arrestuar gjithsej 14 shqiptarë, në kohën që ata hipnin në një varkë, me shpresën që të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqiptarët janë ndaluar pranë fshatit të vogël anglez Blythburgh. Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe tha se 14 shqiptarët u arrestuan, për shkak se kanë hyrë në territorin britanik në mënyrë të paligjshme. Ndërsa, dy të tjerë janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në emigracionin klandestinë, shkruajnë mediat e huaja.

Policia ka bllokuar po ashtu 2 automjete, të cilat përdoreshin për transportin e emigrantëve. Një dëshmitar okular ka thënë se mbrëmë në lokalitetin Blythburgh kishte prezencë të madhe policore. Po ashtu, një helikopter i madh policie ishte vënë re mbi kokat e njerëzve.

Zyra për ndalimin e Emigracionit të Paligjshëm, pas hetimeve që ka kryer, ka arrestuar 14 shqiptarë. Emigracioni i paligjshëm në Britani vazhdon të mbetet problematikë e mprehtë, ndërsa rastet me shqiptarë janë po ashtu të shumta.



Skip to toolbar