Pranga ish drejtorit të LSI në Gjirokastër, lejonte vjedhje energjie nga bashkia

AKTUALITET


Ish-Drejtori i Agjencisë së Trajtimit  Social dhe njëkohësisht funksionar i degës së LSI në Gjirokastër, Armand Mamani është vënë në pranga nga policia për shpërdorim detyre. Burimet policore thanë se Mamani është arrestuar në flagrancë, pasi një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE të shtunën se vidhte energji elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik.

Pronarja e këtij subjekti privat është shoqëruar në polici dhe ka dhënë shpjegime qe energjinë e merrte me lejen e Armand Mamanit, i cili është i afërmi i tij. Pas dëshmisë, policia ka shoqëruar Mamanin, i cili është arrestuar për abuzim me detyrën.

Armand Mamani ka qenë kryetar i degës së LSI para dy vitesh në Gjirokastër. Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkeljeve të tjera të mundshme nga Mamani.

Sipas të dhënave të para nga policia, Armand Mamani është arrestuar bashkë me shtetasen L. Baholli, e afërme e tij. Mamani i kishte dhënë energji Bahollit nga zyrat e bashkisë vendosur pranë Obeliskut.



Skip to toolbar