Policia italiane ka arrestuar të hënën një shqiptar 48 vjeçar të cilit i kanë sekuestruar rreth 2 milionë euro drogë. Mediat shkruajnë se policia ka sekuestruar 15 kilogramë kokainë, një armë, 60 mijë euro dhe 10 mijë paund në çanta vakumi.
Aksioni për kapjen e shqiptari organizua ditën e martë, ndërsa sasia e kokainës së kapur po të shitej në treg do të arrinte vlerën e 2 milion eurove. Përveç shumës së madhe të drogës, prej 15 kilogramë kokaine, karabinierët i kanë sekuestruar shqiptarit dhe 60,000 Euro Kesh, 10,000 Paund si dhe një pistoletë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar autoritetet policore pasi kishin parë lëvizje të çuditshme në garazhin e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
48 vjeçari shqiptar ishte banor i Firences që nga viti 1997. Sipas mediave italiane të gjitha këto u sekuestruan nga policia e Firences gjatë një aksioni në një garazh në Via Felice Fontana.
Gjithashtu shqiptarit i është sekuestruar dhe makina tip Volkswagen Passat, të cilën dyshohet se e përdorte për të transportuar drogën. Ai u dërgua në Solliçiano dhe akuzohet për trafik droge si dhe armëmbajtje pa leje.