Pranga të kërkuarit, u dënua me 10 vjet burg në Firence për drogë

AKTUALITET


Një 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka rënë në prangat e policisë. Burime zyrtare thanë se Shpëtim Pepa, banues në fshatin Gradishtë të Belshit u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Firences në Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.



Skip to toolbar