Prej disa kohësh qëndron në spital, Safet Gjici kërkon të lirohet nga burgu

AKTUALITET


Mbahet në Gjykatën e Elbasanit, seanca për Safet Gjici, i cili ka kërkuar lirimin nga qelia për motive shëndetësore.

Aktualisht Gjici ndodhet në regjim spitalor nën kujdesin e punonjësve të IEVP Durrës, ndërkohë që qëndron në burgun e Lushnjës.

Gjini nuk është i pranishëm në seancë dhe përfaqësohet nga Avokati Markeljan Jançe.

“Gjici ka vuajtur 1 vit e 9 muaj. I kanë mbetur 1 vit e dy muaj. Për shkak të gjendjes shëndetësore kërkojmë qëndrim në shtëpi të Gjicit. Si provë është paraqitur kartela mjekësore dhe pranojmë thirrjen e specialistëve të tjerë për të verifikuar gjendjen mjekësore. Gjici vazhdon të jetë në spital për shkak të kushteve shëndetësore”, deklaroi avokati i ish-kryebashkiakut.

Avokatët në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.

Ish Kryebashkiaku i Kukësit u dënua me 3 vite burg ndërkohë që i kanë mbetur për të vuajtur 1.2 vite burg.

Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.



Skip to toolbar