Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeçarit Anastas Janullatos, i cili ndodhej në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor, ka shfaqur një përkeqësim të rëndë sipas medias greke Protothema.
Sipas medias greke Janullatos është transportuar në Athinë dhe për këtë qëllim u vu në dispozicion një avion i Forcave Ajrore.
Sipas informacioneve, ai do të transportohet nga një ekip i personelit mjekësor fluturues të EKAV-it, ndërsa pritet të shtrohet në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit “Evangelismos”. Megjithatë, gjendja e tij konsiderohet nën kontroll, ndërsa sipas raportimeve ai ka pësuar hemorragji gastrike.
Bëhet e ditur se kryepeshkopi u shtrua në një spital në Shqipëri pak ditë më parë dhe më pas u bë e ditur se ai ishte infektuar me një virus sezonal.Në atë kohë, në një njoftim në llogarinë e Kryepeshkopit në Facebook thuhej: “Më i bekuari Kryepeshkopi i Shqipërisë, z. Anastasi është shtruar në spitalin Hygeia në Tiranë si masë vëzhgimi, pas shfaqjes së viremisë sezonale. Gjendja e tij shëndetësore është absolutisht e qëndrueshme, mjekët shprehen optimizmin e tyre”.
Kujtohet se në nëntor 2020, Kryepeshkopi i Shqipërisë u shtrua sërish në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit “Evangelismos” me koronavirus.