Prej ditësh në spital/ Kisha Ortodokse: Pëkeqësohet gjendja e Kryepishkopit Anastas

AKTUALITET


Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos. Sipas Kishës Ortodokse, Kryepeshkopi Shqipërisë, Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

Janullatos, u transportua nga Tirana në një spital të Athinës disa ditë më parë.

“Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar”, njoftohet nga Kisha Ortodokse.



Skip to toolbar