Presidenca hungareze miraton hapjen e kapitujve të rinj për Shqipërinë më 17 dhjetor

AKTUALITET


Më 17 dhjetor do të hapen kapitujt e rinj për Shqipërinë, lidhur me negociatat me Bashkimin Evropian, teksa do të mbahet edhe konferenca e tretë ndërqeveritare.

Lajmi është konfirmuar nga presidenca hungareze, përmes një njoftimi. Grup kapitujt që do të hapen lidhen me politikën e jashtme.

“Nuk ka mbaruar ende. Ambasadorët kanë miratuar edhe Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke lejuar që konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet më 17 dhjetor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e presidencës hungareze.



Skip to toolbar