Presidencialet në SHBA/ Zekthi: Gjithmonë ka demagogë për të prodhuar sundim të turmës, këtë po bën Trump!

BOTA


Zgjedhjet dhe SHBA kanë marrë të gjithë vëmendjen e opinionit publik. Amerikanët do të vendosin për Presidentin e ri në SHBA. Kandadatët Kamala Harris dhe Donald Trump janë përballë njëri-tjetrit, në garën për presidencialet.

Pedagogu Fitim Zekthi në një intervistë në “Real Story” në ABC News, theksoi se Donald Trump duket se mendon ndryshe, dhe se në qëndrimin e tij rendi liberal ka një krizë.

“Trump mendon ndryshe, ka teoricienë që thonë se rendi liberal nuk është ai që ka qenë më. Trump e shikon historinë si ciklike dhe ndaj ka këtë pikëpamje. Rendi Liberal, shkoi në ekstrem, tek legjitimimi i faktit që nuk ka grua apo nuk ka burrë. Pra shkoi aq larg, shteti u rrit aq shumë sa 50 milion amerikanë në një moment të caktuar merrnin ushqime me tollona. Shteti u rrit aq shumë, duke përkufizuar gjëra që i përkasin shoqërisë dhe jo shtetit, duke hyrë në një krizë. Rendi liberal ka një krizë…Pra mendon që jemi në një cikël rënës, ka të drejtë Trump apo jo, nuk them që ka të drejtë. Trump në garën e parë mundi establishmentin amerikan, sepse edhe ata konsideroheshin pjesë e establishmentit. Gjithmonë është thënë që mund të dalin demagogë për të prodhuar sundim të turmës. Trump këtë po bën. Ajo që bërë me 6 janarin e ka përmbyllur çdolloj simpatie mund të ketë për të”, thekoi Fitim Zekthi.



Skip to toolbar