Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë. Kjo pritet të jetë axhenda e tij gjatë qëndrimit në vendin tonë.
Më 3 shkurt Në orën 11:00 do të ketë takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Në orën 11:30, Sassoli do të takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Pas takimit Rama dhe Sassoli në orën 12:15 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e Kryeministrisë. Në orën 14:45 Sassoli do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare. Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare. Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta.
Më 4 shkurt Në orën 10:45 Sassoli do të ketë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha dhe Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.