Elez Biberaj, i cili ka punuar si gazetar për 40 vjet në Zërin e Amerikës, kishte rezistuar në heshtje pas perpjekejeve te njeriut të Donald Trump, Pack’s për të ndryshuar grupin e informacionit dhe linjën e saj duke zbatuar qorrazi pikëpamjet dhe politikat e sigurimeve të presidentit Trump.
Pack, i cili drejton një kompani federale të njohur si Agjencia Amerikane për Media Globale-USAGM, që mbikëqyr Zërin e Amerikës dhe 4 rrjete të ndryshme informacioni dhe lajmesh të financuara nga qeveria, ka shkelur një vize zjarri rregullash që ndalojne të emëruarit politikë te përfshihen drejtpërdrejti në punen e gazetarëve të Zërit te Amerikës dhe bizneset simotra si Radio Azia e Lirë dhe Rrjetet Transmetuese të Lindjes së Mesme.
Muajt e fundit një vendim i nje gjykate federale e urdhëroi atë që të mos përzihej në politiken e informacionit të kompanisë ose ne perzgjedhjet e personelit.
Por largimi i Biberaj duket të jetë rezultat i këtij urdheri, per ti hapur rrugen Pack për të caktuar te preferuarit e tij personale per drejtimin e Zërit te Amerikës. Burime nga Zëri i Amerikës përmendën të martën se kandidati kryesor është Robert R. Reilly, një ish-drejtor i Zërit të Amerikës, i cili për momentin është drejtori i Institutit Westminster, me seli në McLean, Virginia. që përqendrohet në “kërcënimet nga ekstremizmi dhe ideologjitë radikale”. Reilly, 74 vjecar, ka punuar në konservator Heritage dhe ka shërbyer si ndihmës i Shtëpisë së Bardhë gjatë gjithë mandatit të parë të Presidentit Reagan.
Në një opinion të vitit 2017 për “Wall Street Journal”, Reilly argumentoi se Zëri i Amerikës duhet të jetë një instrument i diplomacisë së autoriteteve qeveritare, e jo një qender informacioni. “Detyra e Zërit të Amerikës duhet të jetë avancimi i drejtësisë së qendrimeve amerikane,” dhe njekohesisisht”duhet te minoje armiqte tanë.”
Reilly nuk iu përgjigj menjëherë një e-mail qe i kerkonte qendrimin e tij të martën në mbrëmje. Nuk është e qartë se per sa kohe do të jetë Pack dhe sa e larte do te jete kostoja e tij per USAGM, dhe as persa kohe do ta pasoje ai Biberajn.
Ndihmësit e presidentit të zgjedhur Biden kanë treguar se ai synon të zëvendësojë Pack pasi Biden te beje betimin më 20 Janar. Pack filloi detyren e tij me afat trevjecar pasi u konfirmua nga Senati në Qershor, megjithatë Presidenti ka të drejtë ta ndryshojë atë.
Zyrtarët e USAGM kanë filluar me vonese dergimin e dokumenteve dhe intervistave të kërkuara nga stafi i tranzicionit i Biden me urdhër të Pack. Por largimi i Biberajt ndezi alarmet midis gazetarëve të Zërit të Amerikës, të cilët kishin frikë se kjo do të bente nje zevendesim të shpejtë, por të diskutueshëm derisa Biden të merre detyren e tij si president..
– Po sikur zëvendësi i Biberajt të kërkojë të fuse hundet në politiken editoriale nen pretekstin e mbrojtjes se informacionit, pyeti një punonjes i Zerit te Amerikes. “Po sikur ai të fillojë të verifikojë lajmet e informacionet?”
Kjo mund të çojë në nje “rezistencë masive” midis gazetarëve të Zërit të Amerikës, theksoi ai.
Pack nuk pranoi të bënte asnje vërejtje drejtepersedrejti për qëndrimin e Biberajt të martën.
I pyetur për vërejtje, mbikqyresi publik i USAGM lëshoi një njoftim për shtyp me anë të postës elektronike që ia atribuoi një “zëdhënësi” te saj se “Dr. Elez Biberaj nuk është hequr ”
Në të vërtetë, Pack kërkoi që Biberaj të dorehiqej të martën, gjë që ai pranoi ta bënte, në përputhje me një numër njerëzish të mësuar me gjendjen e punëve. (Ata kërkuan që të mos permenden me emer sepse informacioni nuk është zyrtar dhe se nuk jane te autorizuar te flasin per kete ceshtje.
Biberaj, i cili është 68 vjeç, do të qëndrojë në Zërin e Amerikës, duke u kthyer në punën e tij të mëparshme si drejtor i Departamentit të saj per Euroazine. Ai nuk pranoi të prononcohej dhe as te bente verejtje per kete ceshtje nepermjet zëdhënësit të Zërit të Amerikës dhe as ai vete.
Si drejtor i Përkohshëm, Biberaj është përpjekur të drejtojë një vijë te ndermjteme midis thirrjeve të Pack për një VOA telalle te Trump dhe besnikërisë së tij ndaj pavarësisë konvencionale të Zërit të Amerikës.
Ai ka e shtyrë qendrimin e tij butësisht, duke u treguar i kujdesshëm që te mos i jepte shkas Pack qe të hakmerrej ndaj tij.
Pritja e tij për të mos ndermarre veprime publike të fuqishme ka zhgënjyer disa gazetarë në Zërin e Amerikës, të cilët vunë re sjelljen e Pack si shkelje të pavarësisë së tyre dhe te rregullave e standarteve te saj.
Kur shpërtheu lajmi se Pack kishte filluar një hetim ndaj Steve Herman, shefi i zyrës së Zerit te Amerikes per Shtëpinë e Bardhë per gjoja insinuata te pambeshtetura ne fakte dhe deshmi se gjoja ai kishte “paragjykime” anti- Trump ne raportimet e tij . Biberaj ne nje njoftim per shtyp tha se ‘ se ai nuk mund te thoshte asgje as per Pack dhe as per Herman”
“Pavarësia, integriteti dhe besueshmëria e Zërit të Amerikës për raportimin tonë janë të një rëndësie të madhe,” i tha ai NPR. “Çdo gjë që kërcënon atë – qoftë mungesa e objektivitetit apo shkelja e murit të zjarrit që është pjesë e ligjit që mbron Zërin e Amerikës nga ndërhyrjet politike – është në shkelje të vlerave tona. Zëri i Amerikës e konsideron plotësisht të papranueshme çdo shkelje të vijes se zjarrit ose sulm ndaj pavarësisë së saj gazetareske. ”
Ndaj Herman nuk u ndermoren masa displinore pas hetimit, i cili u krye me porosinë e Pack nga Frank Wuco, një ish-drejtues i krahut të djathtë të radiofonise, i cili me pare ka perkrahur teori konspirative të pabazuara, të tilla si ajo se gjoja ish- Presidenti Barack Obama nuk kishte lindur në SH.B.A.
Biberaj u emërua nga Pack si drejtor i Perkohshem vetem pak kohe pasi ish- drejtoresha e Zeri te Amerikes Armanda Bennet dhe zevendesja e saj Sandy Sugavara dhane doreheqjen ne muajin qershor pas kritikave qe beri Shtepia e Bardhe ndaj Zerit te Amerikes pasi ai kishte marre pelqimin e USAGM dhe pak dite pai ai u konfirmua nga Senati me dy vjet vonese./tema