Prezantohen si zyrtarë dhe i shantazhojnë, policia në aksion pas denoncimeve 

AKTUALITET


Policia e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, ka intensifikuar punën që nëpërmjet strukturave të specializuara, të parandalojë raste të shantazhimit për dhënie pasurie. Nisur nga raste të evidentuara dhe të goditura kohët e fundit, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe duke marrë shkas nga disa kallëzime të reja në strukturat e Policisë së Shtetit, nga pronarë apo administratorë biznesesh, të cilët kanë deklaruar se janë shantazhuar nga shtetas të paidentifikuar, në emër të funksionarëve publikë dhe shtetërorë, për të dhënë shuma parash për llogari të tyre, Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë operatorët ekonomikë që:

“Të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, vendore apo qendrore, çdo rast të dyshuar ose nëse janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale”.

Theksojmë se individët apo grupet, për realizimin e qëllimit të tyre, po përdorin aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorë ekonomikë, duke iu kërkuar donacione në emër të funksionarëve publik apo shtetërorë. Prandaj, cilido që konstaton të tilla komunikime apo ka rënë pre e tyre, të denoncojë menjëherë. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të parandaluar dhe goditur në kohë, veprimtarinë kriminale, në cilëndo fushë që ajo shfaqet.



Skip to toolbar