Princesha e Uellsit, Kate Middleton diagnostikohet me kancer

BOTA


Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer. Detajet e kancerit nuk janë bërë të ditura, por Kensington Palace thotë se ka besim se princesha do të shërohet plotësisht.

Nëpërmjet një videoje, Catherine tha se ka kaluar dy muaj të vështirë. Ajo gjithashtu shpjegoi se kur bëri operacionin abdominal në janar, nuk e dinte se ishte prekur nga kanceri.

“Sidoqoftë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej një kursi të kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi,” tha princesha.



Skip to toolbar