Pro apo kundër shkarkimit të Metës? Zaloshnja: Populli shqiptar e ka nxjerrë rezultatin barazim

AKTUALITET


Analisti Eduard Zaloshnja zbuloi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Neës24, një pjesë të rezultateve të sondazhit, që po bën pas manifestimit të Presidentit Ilir Meta.

Zaloshnja tha se nuk e ka ende rezultatin përfundimtar të sondazhit, por sipas tij, nga të dhënat e deritanishme populli shqiptar ka nxjerrë një rezultat të barabartë.

Kjo do të thotë se gjysma e shqiptarëve duan shkarkim të Presidentit Ilir Meta dhe mos shpërndarje të Parlamentit, ndërsa gjysma tjetër janë pro veprimeve të Kreut të Shtetit.

“I kam bërë llogaritjet, por ende nuk janë përfundimtare që t’i publikoj. Në sondazh është bërë pyetje nëse qytetarët janë dakord me shkarkimin e Metës si President. Është bërë pyetja për zgjedhjet e parakohshme, dhe për Gjykatën Kushtetuese.

Pa dhënë shifra konkrete ose ekzakte, sepse nuk i kam, po të bazohem në atë që është fakti i kryer, që në zgjedhjet e fundit shqiptarët mund t’i ndajmë në tre kampe, populli mazhoritar, ai opozita dhe ai mos votues. Populli mazhoritar, shumica e tyre, janë për shkarkimin e Metës dhe mos shpërndarjen e Parlamentit. Ndërsa, populli opozitar është për shpërndarjen e Parlamentit. Ata që janë për shkarkimin e Presidentit janë thuajse barabartë me ata që nuk e duan shkarkimin. Populli shqiptar barazim e ka nxjerrë rezultatin”, tha Zaloshnja.



Skip to toolbar