“Problem menaxhimi dhe përpunimi i mbetjeve”/ Rama: Do ngrihet një Task-Forcë mes qeverisë dhe pushtetit vendor

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama: Një tjetër element që kemi këtu është edhe ngritja e nivelit të emergjencave civile në rrafshin vendor, kështu që në këtë aspekt ministri i Pushtetit Vendor bashkë me ministrin e Mbrojtjes kanë marrë detyrën që të punojnë dhe të bashkëpunojnë me ju për ta fuqizuar kapacitetin vendor në raport me emergjencat civile. Jemi duke punuar edhe për të riparë sistemin e mbledhjes së mbeturinave gjë që e kemi bërë me dije sa i takon aspektin të përpunimit të mbetjeve, por në këtë rast po flas për mbeturinat që janë një problem sidomos në sezonin turistik dhe në hapësirat e bashkive që nuk janë në zona urbane. Për  këtë aspekt është e domosdoshme që të ngrihet një task forcë me qeverisë dhe pushtetit vendor, gjë për të cilën është ngarkuar ministri i Mjedisit së bashku me ministrin e Pushtetit Vendor për të ndërtuar një plan afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë nga sensibilizimi masiv deri tek hapat që duhen ndërmarrë.



Skip to toolbar