Proda “zeron” borxhet ndaj policëve/ Urdhri: Sot të shlyhen pagesat e prapambetura

AKTUALITET


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet mbështetëse në Polici, që të kalojnë pagesat e prapambetura të punonjësve të policisë.

Këto përfshijnë orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagese e prapambetur.

“Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore në Policinë e Shtetit, të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë  iu ngarkon me përgjegjësi”, tha Proda.

Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me thesarin  për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me akt normativ, i cili ka dalë në sistem ditën e premte.

Mësohet se ky urdhër nuk ka lidhje me shpërblimet për punonjësit e policisë, por vetëm me dietat dhe oraret e prapambetura.



Skip to toolbar